Kurti: Duhet të zgjedhim presidentin, ndryshe shkojmë në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria do t’i adresojë të gjitha problemet me të cilat përballen qytetarët, por fillimisht ka theksuar se duhet të përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve, që është zgjedhja e presidentit të vendit.

Në programin tonë qeverisës, në planin tonë të punës, do t’i keni edhe këto zgjidhje mirëpo njëherë do ta zgjedhim presidenten, është e domosdoshme ta përmbyllim hapin e tretë të konsituimit të institucioneve në mënyrë që ta kemi mandatin katër vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje, tha Kurti.


Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët ngritën çështjën e menaxhimit të pandemisë dhe mundësinë e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

E duke u përgjigjur rreth liberalizimit të tregut të energjisë, Kurti tha se problemet e trashëguara ndër vite nuk mund të zgjidhen brenda javësh.

“Jo bardhë ose zi tash, ne duam që të përgaditemi për liberalizim(të tregut të energjisë), jo të hymë pa u përgaditur se mandej përfundojmë në mjerim qysh na keni sjellë deri këtu. Ne  duam të përgaditemi, po liberalizim, çështja është kur, dhe këtu konsiston vendimi politik dhe politika qeveritare. Sa i përket gjendjes së rëndë të pandemisë. Unë pajtohem me juve që është e rëndë, mirëpo me datën 3 qershor të vitit të kaluar kur unë kam dalur nga zyra e kryeministrit, kanë qenë 30 të vdekur dhe tre herë e gjysmë të shëruar sesa raste aktive. Me datën 24 maj të vitit të kaluar ansjë të infektuar, pse, sepse qasja jonë ka qenë mbyllje fillestare dhe hapje graduale, në mënyrë që të jemi në gjendje që t’i gjurojmë rastet e infeksionit dhe kemi pasur sukses, mirëpo kur ndërron qeveria, ndërron qasja, ndërron strategjia e pastaj edhe pasojat shkaktohen”, tha Kurti.

Lexo edhe

Video