Kurti: Do t’i ndihmojmë mërgimtarët e lënduar në aksidentin që ndodhi në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjithë të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm të udhëtarëve nga Kosova në Serbi janë jashtë rrezikut për jetë. Ai tha se do të bëjnë çmos për t’i ndihmuar të prekurit nga ky aksident.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kurti uroi që udhëtimet e mërgatës drejtë vendeve ku jetojnë të jetë sa më i sigurt dhe lehtë.


“Sipas informatave fatmirësisht të gjithë udhëtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. Është koha e kthimit të mërgatës tonë drejtë vendeve ku ata jetojnë dhe punojnë. Shpirtërisht jemi me ta, derisa ata kalojnë mijëra kilometra në këto kohë të acarta të dimrit. Sakrifica kontributi dhe mundimi i tyre për të qëndruar sa më afër familjarëve të tyre në Kosovës është për t’u admiruar. Urojmë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta dhe sigurta. Edhe një herë iu urojmë shërim të shpejtë dhe plotë të gjithë të lënduarave. Institucionet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm dhe do të bëjnë gjithçka dhe çdo gjë është e mundur për t’i ndihmuar të prekurit nga ky aksident”, tha ai.

Dje një autobus nga Kosova është aksidentuar në vendin Velki Kupci, afër Kurshovecit në Serbi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.