Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim në Facebook ka thënë se në këtë tri vjet qeverisje, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk po lihen më në harresë e të pambrojtur. Ata tash gëzojnë kujdesin e përkrahjen tonë gjithnjë e më të madhe, çdo vit e më shumë.
Me qeverin që ai udhëheq, Kurti thotë se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë një linjë të veçantë dhe të rregullt buxhetore në Buxhetin Vjetor të Kosovës, derisa ka përmendur se në vitin 2022 kanë ndarë dy milionë euro, dhe tani kanë buxhetuar tre milionë euro.Tutje ai shkruan se se siguruan libra shkollorë dhe parashkollorë në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë për vitet 2022 dhe 2023. Ndërsa për 107 studentë, siguruan 107 bursa studimore.
Juristëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës që kanë leje qëndrimi në Kosovë ua mundësuam aplikimin për dhënien e provimit të jurisprudencës. Profesionistëve shëndetësorë mundësinë e licensimit 5-vjeçar të punës në institucione shëndetësore këtu në vend. Studentëve të diplomuar të mjekësisë kuota për shkollim specialistik dhe mbështetje financiare në nivel të barabartë me specializantët nga Kosova”, ka shkruar kreu i Qeverisë në Facebook.