Kurti dhe ish-sekretari amerikan Pompeo: Rusia nuk bën kurrsesi ta fitojë luftën

Kurti dhe ish-sekretari amerikan Pompeo: Rusia nuk bën kurrsesi ta fitojë luftën

Në tryezën ndërkombëtare vjetore të revistës prestigjioze The Economist, e cila po mbahet në Athinë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim me ish-sekretarin Amerikan të Shtetit dhe ish-drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo. Në këtë takim u theksua miqësia dhe partneriteri i Kosovës me ShBA-të, nevoja për shtimin e investimeve ekonomike amerikane në Kosovë dhe hapat, që po ndërmerr Kosova për të shtuar sigurinë dhe mbrojtjen. 

Kurti e njoftoi Pompeon me të arriturat e Kosovës sa i përket rritjes ekonomike, cilësisë së demokracisë dhe imazhit të Kosovës në botë. 


Sipas një komunikate të Qeverisë, në këtë takim u diskutua edhe për situatën në Evropë e posaçërisht në Ballkan pas agresionit ushtarak të paprovokuar, ilegal e të pajustifikueshëm të Rusisë mbi Ukrainën.

“Të dy u pajtuan që Rusia nuk bën kurrsesi ta fitojë këtë luftë, që kontinenti evropian mbrohet më së miri me unitet të brendshëm dhe me urën transatlantike me ShBA-të dhe se Kosova është shembull suksesi i qëndrueshmërisë së popullit të saj dhe i ndërhyrjes së NATO-s”, thuhet në komunikatë .

​ 

Lexo edhe

Video