Kurti dhe Escobar flasin për takimin e sotëm, rëndësinë dhe pritjet

Kurti dhe Escobar flasin për takimin e sotëm, rëndësinë dhe pritjet

Krahas takimit të djeshëm në Prishtinë, sot në Ohër, në prag të takimit të radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi të Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.


Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në këtë takim kanë folur për takimin e sotëm, rëndësinë dhe pritjet.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar emisarin Escobar për mbështetjen vazhdueshme të tij dhe të ShBA-së në procesin e dialogut, duke theksuar këtu përkushtimin dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fundjavë dhe për gjatë gjithë procesit.

Lexo edhe

Video