Kurti dhe emisarët Sarrazin dhe Eigner flasin për zhvillimet e fundit
Lexohet për: 1 min.
Fs0IfMaX0AARSXN
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar mbrëmë me emisarët e Gjermanisë dhe të Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Johannes Eigner.

Në darkën e punës, e cila u zhvillua me ftesë të ambasadorit gjerman Joern Rohde, ata biseduan për zhvillimet e fundit të Kosovë dhe në rajon, si dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë darkës, u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Temë diskutimi ishin po ashtu raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i Marrëveshjes Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër si dhe rruga përpara, në prag të takimit të radhës në nivel kryenegociatorësh që do të zhvillohet sot në Bruksel”, thuhet në komunikatën për media.

Kurti në këtë takim ishte i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025