Kurti dhe Dendias dakordohen për koordinimin të veprimeve sanksionuese ndaj Rusisë

Kurti dhe Dendias dakordohen për koordinimin të veprimeve sanksionuese ndaj Rusisë

Raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe mundësitë e thellimit të tyre u theksuan në takimin ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Duke biseduar për perspektivën evropiane të vendit tonë, u potencua nevoja për liberalizim të vizave, si proces tashmë i vonuar.


 Kryeministri Kurti kërkoi përkrahje nga Greqia për vendin tonë në integrimin e mëtutjeshëm në organizata rajonale.

Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve rajonale, si dhe ndikimit politik dhe ekonomik të luftës në Ukrainë. U dakorduan për domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të përbashkëta sanksionuese ndaj Rusisë, si dhe përfshirjen e të gjithëve pa përjashtim në ndihmë Ukrainës, për të përballuar agresionin rus.

 U theksua nevoja për rritjen e angazhimit për zvogëlimin e ndikimit nga aktorë të tretë në rajonin tonë, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor.

Lexo edhe

Video