Kurti dhe Aliu nga terreni bëjnë thirrje për shmangien e qeseve të plastikës
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qeset e plastikes dhe me vete nëpër dyqane të marrin torba.
Pas vizitës në terren në disa dyqane në qendër të Prishtinës , bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është ritheksuar nevoja e të pasurit mjedis të pastër, me ç’rast apeli i tyre ishte zvogëlimi i përdorimit të qeseve të plastikes.
Kurti derisa ka falënderuar pronarët e dyqaneve për bashkëpunimin, tha se kjo kontribuon në një mjedis më të pastër.
Ndërsa, i pyetur pse disa dyqane vazhdojnë të shesin qese me logo, Kurti tha se logot përdorën për qeset mbi 50 mikron.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Një muaj nga hyrja në fuqi e udhëzimit administrativ për qeset e plastikës, qytetarët tashmë kanë filluar të paguajnë nga 5 deri në 10 cent për një qese. Derisa ekspertët e mjedisit dhe disa qytetarë, e kanë mirëpritur këtë vendim, një pjesë e këtyre të fundit, thonë se në Kosovë ende nuk janë kushtet e jetesës sa për të paguar qese./E. Krasniqi