Kurti: Darka nesër në Bruksel nuk është dialog me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se takimi i nesër në Bruksel nuk është dialog me Serbinë por vetëm darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shefi i ekzekutivit ka folur edhe për çështjen e vizave për çka ka deklaruar se mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është problem politik.

“Darka nesër mbrëma në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, por është darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që shtrohet nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që njëherazi është edhe zëvendës president i Komisionit Evropian, Borrel. Mos liberalizimi i vizave është çështje politike, nuk është çështje teknike meqenëse kriteret janë teknike e ato tashmë janë plotësuar, imazhi nuk është kriter teknik por është bërë pengesë politike. Ne i kemi plotësuar kriteret por qytetarët e Republikës nuk e kanë hall sa i kemi plotësuar ne kriteret por a po hiqen vizat a nuk po hiqen. Prandaj edhe është ky dyzim, dyzimi nuk është në programin tonë, është në situatën kundërthënëse të vet Bashkimit Evropian të cilën ne duhet ta adresojmë”, ka thënë Kurti.


Kurti ka thënë se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian e duan liberalizimin e vizave për Kosovën por disa shtete nuk po ndihmojnë në këtë drejtim, e të cilat sipas Kurtit, nuk për puthen me pesë shtetet që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.

“Ne aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, at ana e japin statusin e vendit kandidat. BE ka kërkuar mjaft prej neve është koha të kërkojmë ne nga BE-ja, të kërkojmë anëtarësim përndryshe do të ngelemi në nivelin e kërkesës për liberalizim të vizave. Tash, imazhi i vendit tonë është i dobët për shkak të atyre të gjeturave që po na përsëriten vit pas viti në raportin e progresit e ne do të punojmë që viti ne ardhshëm të jetë krejtësisht ndryshe, kur në fakt edhe është viti i parë tamam me buxhet të programit tonë, timin si kryeministër, edhe vitin e kaluar edhe ketë vit, fatkeqësisht viti i parë i punës është me një buxhet të trashëguar”, ka shtuar ai.

Në seancën e jashtëzakonshme ku u prezantua programi qeverisës, kryeministri Kurti ka thënë se populli i Kosovës ka vendosur për ndryshim.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Kurti: Darka nesër në Bruksel nuk është dialog me Serbinë Kurti thotë se më 18 maj do të takohet me Borrelin në Bruksel Kurti takim me Merkel: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke Kosovë-Serbi Lajçak diskuton me Vuçiq për dialogun […]

Komentet janë të mbyllura.

error: