Institucionet e Kosovës po punojnë në përmirësimin e kornizës ligjore për gratë dhe vajzat që janë cak i dhunës dhe në krijimin e një mjedisi të sigurt për të mbijetuarat e dhunës.
Kështu u tha sot në lansimin e “Programit kombëtar për trajtimin e kryerësve të dhunës ndaj grave”, si pjesë e kampanjës së 16 Ditë Aktivizëm kundër dhunës.
Kurti tha se çdo vajzë e grua ka të drejtë të jetojë pa dhunë dhe pa u ndjerë e kërcënuar, derisa shtoi se kjo hyn në angazhimin e qeverisë dhe se këtë qëllim e kanë edhe në kushtetutë dhe ligje.
Dhuna ndaj grave, ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrë të portokalltë - KosovaPress
Shefi i Zyrës në Këshillin e Evropës në Prishtinë, Frank Power potencoi se Konventa e Stambollit për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave përcakton parimet kryesore që shtetet duhet të ndjekin në luftimin e dhunës ndaj grave.
Prezantimin e “Programit kombëtar për trajtimin e kryerësve të dhunës ndaj grave” e bëri konsulentja vendore e Këshillit të Evropës, Adelina Badivuku Toplica. Ajo tha se ky program është i ndërtuar mbi parimet e ndërhyrjes strategjike dhe rehabilitimit psiko-social për ata që kanë ushtruar dhunë ndaj grave.
Ndryshe, sot, janë ndarë 15 certifikata për gjeneratën e parë të trajnerëve të programit për kryerësit e dhunës ndaj grave, të cilët Ministria e Drejtësisë i ka trajnuar gjatë muajit tetor. Këta të fundit janë pjesë e qendrave të Shërbimeve Korrektuese, Sprovuese, Forenzikës Psikiatrike dhe sektorit jo qeveritar nga fushat e ndryshme. /KosovaPress
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.