Kurti: Buxheti në mars, opozita qorton Qeverinë për vonesat

Kurti: Buxheti në mars, opozita qorton Qeverinë për vonesat

Derisa opozita qorton Qeverinë se është vonuar me procedimin e projektligjit për buxhetin për vitin 2020 dhe është duke shkaktuar pasoja të mëdha për vendin, kryeministri Albin Kurti thotë se kjo do të bëhet muajin e ardhshëm.

Edhe pse Qeveria e re është votuar gati një muaj më parë, kryeministri Kurti tha për KosovaPress se nuk janë vonuar për draftimin e buxhetit 2020, teksa shtoi se janë duke përgatitur një buxhet të mirë dhe zhvillimor për vendin.

Por, shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Bedri Hamza thotë për KosovaPress se Qeveria dhe partnerët e koalicionit janë vonuar në krijimin e institucioneve pa asnjë arsye, dhe i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit me mos miratimin e buxhetit.

Ish-ministri i Financave thotë se ende nuk ka as program qeverisës, dhe kjo nënkupton se kjo qeveri nuk ka as program.


Ai po ashtu thotë se pozicionimi  i Grupit Parlamentar të PDK-së rreth buxhetit 2020 nuk do të jetë kritik pa argumente dhe pa alternativa.

Në mungesë të ligjit të buxhetit për vitin 2020, aktualisht vendi është duke shfrytëzuar 1/12 të buxhetit 2019 dhe është miratuar kërkesa e Qeverisë nga Kuvendi edhe për shfrytëzimi e këtij buxheti për muajin mars.

Buxheti për vitin e kaluar ishte rreth 2.3 miliardë euro derisa në mandatin e Qeverisë së re është premtuar se Kosova do të ketë buxhet rreth 3 miliardë.

Lexo edhe

error: