Kurti: Buxheti mbështet prodhuesit vendor dhe bujqit

Kurti: Buxheti mbështet prodhuesit vendor dhe bujqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për buxhetin e miratuar të Kosovës, ka thënë se aty gjenden fondet e ndara për mbështetje të prodhuesve vendor dhe bujqve, fondet për ringjallje të ndërmarrjeve publike, shtesat për nënat lehona e fëmijët, shtesat për familjet me asistencë sociale dhe pensionistët, e deri te investimet në fushat si ajo e shëndetësisë, sigurisë, infrastrukturës, kulturës e rinisë.

Kryeministri Kurti njoftoi edhe njëherë përfaqësuesit e qendrave të Lëvizjes për miratimin e buxhetit për vitin 2022 që është edhe buxheti më i madh deri tani në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë  eurosh.


Sipas tij, ky është buxheti i zhvillimit, mirëqenies, solidaritetit dhe investimeve.

Në anën tjetër, VV në një postim në Facebook theksoi se do të jetë e përkushtuar edhe në komunat ku qeveris, dhe do të jetë opozitë kryesore nëpër komunat tjera të Kosovës.

“Në mbledhjen e përbashkët me qendrat u fol edhe për zgjedhjet e brendshme të cilat do të rinisin në fillimvitin që po vjen, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Të gjitha qendrat ishin njëzëri dakord për të filluar procesin e brendshëm zgjedhor prej nga do të dalim edhe më të fuqishëm edhe më të organizuar. Mbështetjes dhe rritjes së madhe të LV-së duhet t’ia mbështesim një organizatë edhe më të fortë. Në fund të mbledhjes qendrat u njoftuan edhe për hapjen e aplikimit për Nivelin Teorik në kuadër të Shkollës Politike afati për aplikim i së cilës përmbyllet me 10 janar 2022”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video