Kurti bën homazhe te Rugova: Në këtë mënyrë përkujtojmë dhe respektojmë kontributin e të gjithëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Pasi vendosi kurora lulesh, Kurti tha se në këtë mënyrë përkujtojnë të kaluarën për ta respektuar kontributin e të gjithëve.

Kurti: Në këtë mënyrë përkujtojmë se prej nga vijmë dhe respektojmë kontributin e të gjithëve


Video: 2:50

Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij për gjatë gjithë viteve të 90-ta për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, që ishte tejet i vlefshëm për ndërhyrjen e madhe të aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit kundër Serbisë së Millosheviqit…bashkë me zëvendëskryeministrat, ministrat në këtë mënyrë ne përkujtojmë se prej nga vijmë, respektojmë kontributin e të gjithëve dhe të sigurt ecim përpara për atë çfarë na kanë votuar qytetarët me 14 shkurt dhe kemi legjitimuar mbështetjen më 22 mars në Kuvend të Republikës”, tha ai.

Kurti gjatë ditës ka bërë homazhe edhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Gllogjan të Deçanit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: