Kurti: Arben Vitia do të jetë kryetari i kryeqytetit me 15 nëntor

Kurti: Arben Vitia do të jetë kryetari i kryeqytetit me 15 nëntor

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është shprehur i bindur që Arben Vitia do të jetë kryetar i Komunës së Prishtinës.

Kurti në konferencën për medie të mabjtur një ditë pas zgjedhjeve tha se kandidati i Vetëvendosjes për të parin e Prishtinës, Vitia me 15 nëntor veçse do ta marrë detyrën e udhëheqësit të kryeqytetit.


“Është liruar nga detyra dhe është në garë për Prishtinë ku prinë qartazi dhe unë jo vetëm që shpresoj por besoj që ai do të jetë kryetar i kryeqytetit dhe me 15 nëntor do ta marrë detyrën aty  ku duhet dhe kanë thënë qytetarët e kryeqyteti”, u shpreh Kurti.

Në bazë të rezultateve preliminare të Arben Vitia kryeson me numrin më të madh të votave në Prishtinë. 35.433 apo 42,33 përqind e qytetarëve ia besuan votën atij.

Vitia pasohet nga kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama. Rama mori 24 mijë e 572 mijë vota, ose 29.35 përqind të votave. Pra, të dy këto parti do të jenë në garë me 14 nëntor.

Lexo edhe

Video

error: