Kurti: 106 persona në Pastasellë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në masakrën në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit, ka thënë se duke përbashkuar të masakruarit nga serbët, denoncojmë forcat serbe, pasi 106 persona të këtij fshati u vranë vetëm për shkakun se ishin shqiptarë.

“Ende ka persona të zhdukur nga kjo masakër, që familjarët ende nuk dinë asgjë për ta. Kishin planifikuar si teknik dëbimi nëpërmjet vrasjeve masive të civilëve të pafajshëm, si fëmijë të moshës 13 vjeçare e pastaj të rritur e të moshuar, fillimisht filluan me fëmijë që prindërit t’i shohin fëmijët e tyre që po vriteshin në sy të tyre”, ka thënë ai.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se shqiptarët ndodheshin në dhunë të egër dhe të pa armatosur.

“Ushtria Çlirimtare erdhi si shpëtim për ne, vorblla e luftës përfshiu qindra njerëz, u përballen me fatin e tyre tragjikë, por duke lënë plagë të mëdha. Ende me kujtohen pamjet e rënda, gjymtyrët e tyre, organet e nxjerra nga trupat e më të dashurve tanë të gjuajtura në lum”, tha ai.

Latifi përmendi edhe bashkëluftëtarët që po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe ftoi të gjithë qytetarët ta dalin në protestë më 2 prill.

Përfaqësuesi i fshatit Pastasellë, Afrim Krasniqi tha se mijëra të ikur nga fshatrat e tjera përreth, gjetën strehim në fshatin e tyre, duke i strehuar edhe pse vet ata si fshat ishin në gjendje të mjerueshme dhe me 106 persona të vrarë e të masakruar.

Përndryshe, Tahir Krasniqi dhe Shaqë Gjema janë dy të mbijetuarit e vetëm nga kjo masakër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024