Kurteshi: PDK-së në Gjilan do t’i takojë nënkryetari dhe katër drejtori

Lëvizja Vetëvendosje(LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë arritur koalicion qeverisës në Gjilan. Kësaj të fundit do i takojë pozita e nënkryetarit të komunës dhe katër drejtori, ndërkaq partia fituese e zgjedhjeve do të udhëheq me drejtoritë të tjera.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për KosovaPress, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Ë Kurteshi, i cili bëri të ditur se kjo marrëveshje është bërë edhe me disa subjekte të tjera.


“Po, marrëveshja është arritur mes të Vetëvendosjes, PDK-së edhe disa subjekteve të vogla. Dhe tani kemi shumicën që edhe mund të them qeverisjen e përbashkët gjatë këtyre katër viteve”, ka thënë ai.


Po ashtu, Kurteshi ka treguar për ndarjen e drejtorive që do të udhëheqin në katër vitet e ardhshme.

“Partia Demokratike e Kosovës e merr nënkryetarin e komunës edhe i merr katër drejtori. Kryesuesi i takon Vetëvendosjes dhe drejtoritë tjera. Me ato tri subjektet janë marrëveshje që për neve edhe vet nuk i mbajmë mend sepse nuk kam qenë pjesë e bisedimeve vetëm me PDK-në”, ka njoftuar ai.

Kurteshi nuk ka treguar emrat e përveçëm të udhëheqësve të drejtorive, meqë sipas tij nuk është diskutuar.

Sot në ora 15:00, do të mbahet mbledhja urgjente e thirrur për zgjedhjne e kryesuesit të Kuvendin Komunal në Gjilan.  Në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura me 14 nëntorit, Alban Hyseni ka marrë votat e mjaftueshme për të udhëhequr me këtë komunë, por jo të zgjedhë kryesuesin e vetme pa partitë tjera.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.