Kurti: Po nisim reciprocitetin gradual me Serbinë

Kurti: Po nisim reciprocitetin gradual me Serbinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se sonte po fillon zbatimin gradual të reciprociteti me Serbinë, si zëvendësim për tarifën, ndërsa me Bosnje dhe Hercegovinën hiqet tarifa 100 përqind pa asnjë masë shtesë.

Kurti në një konferencë për media tha se Qeveria ndodhet në një mbledhjen në të cilën po marrin një vendim të rëndësishëm.


“E ky është vendimi për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë. Në marrëdhëniet tregtare me Serinë emërtimet e përdorura në dokumentet si në vijim, duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi. Së pari certifikatat fitosanitare dhe dokumentacionin shoqërues për produktet ushqimore dhe joushqimore me prejardhje bimore dhe joshtazore që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar në kufi dhe së dyti certifikatat certifikatat eterinare dhe dokumentacionin shoqërues për produktet ushqimore dhe joushqimore me prejardhje shtazore që i nënshtrohen kontrollit veterinar në kufi. Këtë vendim që po e marrim ne sonte detyrohen ta zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicionave, si dhe institucionet tjera përgjegjëse”, tha ai.

Sipas tij, ky vendim hynë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit, ndërkohë që mbledhja do të zgjasë deri pas orës 22:00.

“Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor me ç rast ne do ta bëjmë një vlerësim, por nuk do të mjaftohemi me vlerësimin e gjithmbarshëm por zbatimi do të shikohet një herë në muaj”, tha ai.

Lexo edhe

error: