Kurti: Po nisim reciprocitetin gradual me Serbinë

Kurti: Po nisim reciprocitetin gradual me Serbinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se sonte po fillon zbatimin gradual të reciprociteti me Serbinë, si zëvendësim për tarifën, ndërsa me Bosnje dhe Hercegovinën hiqet tarifa 100 përqind pa asnjë masë shtesë.

Kurti në një konferencë për media tha se Qeveria ndodhet në një mbledhjen në të cilën po marrin një vendim të rëndësishëm.

Sipas tij, ky vendim hynë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit, ndërkohë që mbledhja do të zgjasë deri pas orës 22:00.

“Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor me ç’rast ne do ta bëjmë një vlerësim të gjithmbarshëm të asaj se si ka ecur mbarëvajtja e këtij vendimi sa i përket zbatimit. Me këtë rast nuk do të mjaftohemi vetëm me vlerësimin e gjithmbarshëm me 15 qershor, por pika 3 e këtij vendimi thotë se zbatimi dhe përshtatshmëria e këtij vendimi do të rishikohen së paku një herë në muaj, pra në mënyrë periodike por së paku një herë në muaj do të rishikohen duke i mbledhur të dhënat nga zyrtarët tonë doganore se si eci puna e reciprocitetit. Pra po e fillojmë zbatimin gradual të reciprocitetit si zëvendësim për tarifën dhe besoj që e keni vërejtur që ne me këtë rast i referohemi vetëm reciprocitetit me Serbinë, që do të thotë se me Bosnje dhe Hercegovinën e heqim tarifën pa asnjë shtesë tjetër, pra nuk duam që Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë ta trajtojmë njësoj”, tha ai, duke shtuar se janë të bindur që veprimi ynë do të has në mirëkuptim nga institucionet atje duke e pasuar me heqjen e vizave në mes Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.


Kurse, Ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari tha se ky vendim ësht ëi bazuar në shumë argumente të ministrisë dhe disa përfaqësuesve të bizneseve, ku janë identifikuar barrierat jotarifore me Serbinë.

“Disa nga këto barriera në këtë dokument, janë barrierat në transit, pra Serbia trajton eksport-importet e Kosovës si eksport importet e Serbisë. Serbia zbaton kërkesat e saj për dokumentacion dhe licencim ndaj mallrave nga vendet e treta me destinim Kosovën ku kalojnë përmes Serbisë dhe ndaj mallrave nga Kosova ku eksportohen përmes Serbinë në vendet e treta .Ndërsa, barrierat teknike, këtu Serbia kërkon që eksportet nga Kosova ti plotësojnë standartet si për mallrat që prodhohen në Serbi”, tha ajo.

Në fund, Kurti tha se gama e masave të Qeverisë do të jetë shumë e gjerë sa i përket vendosjes së reciprocitetit të plotë, të cilën po e fillojnë qysh nesër me zbatim gradual.

Lexo edhe

error: