“Çdo herë kur të vjen një mysafir i pa ftuar, ti mendon mos u kthy....Shpresoj ende që ai mund të kthehet një ditë”,thotë Lutfije Ademi, e cila tash e 25 vjet kërkon vëllain e saj. Tërë këto vjet ajo shoqërohet nga fotografia e tij, si nga të paktat kujtime, ndërkohë që kështu heq mallin për Adem Ademin. Pranvera i kujton takimin, por edhe ditën kur për herë të fundit familjarët patën informacione për vendndodhjen e tij. Që nga 19 prilli, gruaja nga Mitrovica jeton me shpresën se një ditë të paktën do të gjenden eshtrat e tij. Lutfija thotë për KosovaPress se është e pakënaqur me punën e institucioneve, derisa përmend edhe deklaratën për të
zhdukurit, e cila mbeti vetëm në letër.
Në Serbinë jo, por Lutfija vazhdon të ketë shpresa tek ndërkombëtarët që një ditë do të ofrojnë informacione se ku ndodhet vëllai i saj. Ajo shton se për Kosovën është shumë edhe nëse nuk dihet fati i një personi.
Përkundër pritjes së gjatë, në çdo thirrje shpreson se Ademi do të trokasë në derën e saj. Një vit më parë, Kosova dhe Serbia u pajtuan për deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur. Deklarata e firmosur në Bruksel parasheh qasje të plotë në dokumente me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur. Megjithatë, familjarët thonë se kjo gjë ka mbetur vetëm në letër.
“Siç parashihej qysh në Aneksin Zbatues të Marrëveshjes drejt Normalizimit (pra e njohur si Marrëveshja e Ohrit) e vetmja çështje e natyrës urgjente adresohej çështja e personave të zhdukur në kuptim të hyrjes në fuqi të 'Deklaratës për Persona të Zhdukur'. Siç edhe ndodhi me datë 2 maj 2023. Megjithatë edhe kjo Deklaratë apo respektimi i zotimeve që dalin nga kjo Deklaratë, ashtu si marrëveshjet paraprake, përfshirë edhe Deklaratën për Persona të Zhdukur nga Samiti Londrës (Korrik 2018) vazhdojnë të sfidohen në kuptim të implementimit për shkak të qasjes politizuese të Serbisë kundrejt edhe proceseve siç është procesi i ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur. Politizimi i këtij procesi siç e kemi theksuar edhe më parë është turpi i këtij shekulli, por fatkeqësisht pushteti aktual në Serbi dëshiron t'i ngjajë atij të kaluarit, duke mbajtur peng proceset për zbardhjen e fatit të të zhdukurve”, thotë Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar.
Edhe kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, thotë se një vit më parë kanë shpresuar se me nënshkrimin e kësaj deklarate do të lëviz diçka në këtë drejtim.
Lutfije Ademi, e cila deri në frymën e fundit pret ndonjë informatë për vëllain e saj, kërkon drejtësi dhe trysni ndaj ndërkombëtareve. Ajo u bën thirrje institucioneve për përkushtim ndaj çdo familje, e cila tash e 25 vjet nuk di asgjë për më të dashurit e tyre. /Sh.Pajaziti/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...