Kur është më mirë të merrni selen, në mëngjes apo mbrëmje
Bota
Lexohet për: 2 min.
Kur është më mirë të merrni selen, në mëngjes apo mbrëmje
Foto Ilustruese
7 orë më parë
Linku u kopjua

Seleni luan rol kyç në punën e gjëndrës tiroide dhe sistemit imunitar, ndaj është e rëndësishme të kuptojmë se si ta marrim më mirë në trup.

Hulumtimet shkencore tregojnë se seleni mund të merret në çdo kohë të ditës, por disa ekspertë rekomandojnë kohën e mëngjesit, për shkak të efektit në energji dhe metabolizëm.

Marrja e selenit me një vakt ndihmon në uljen e shqetësimit të mundshëm të stomakut që disa njerëz mund të përjetojnë kur marrin suplemente me stomakun bosh.

Seleni tregon rezultate të mira kur merret së bashku me vitaminën E, por duhet pasur kujdes kur kombinohet me minerale të tjera, si zinkun pasi zvogëlon përthithjen e dy mineraleve, kështu që rekomandohet një hendek disa orësh midis marrjes së tyre.

Te njerëzit me sëmundje autoimune të tiroides, plotësimi i selenit mund të ndihmojë në uljen e niveleve të antitrupave. Në këto raste, koha e marrjes së selenit duhet të koordinohet me marrjen e medikamenteve për tiroiden.

Seleni absorbohet më mirë kur konsumohet përmes një diete të larmishme që përfshin ushqime të pasura me këtë mineral, si arrat braziliane, ushqimet e detit, mishi dhe drithërat.

Përpara se të filloni marrjen e selenit, rekomandohet të konsultoheni me mjekun, veçanërisht nëse jeni duke marrë ilaçe për tiroiden ose keni probleme të tjera shëndetësore. Një mjek mund të ndihmojë në përcaktimin e dozës dhe kohës optimale, duke marrë parasysh nevojat individuale dhe gjendjen mjekësore.

Kujtojmë, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon marrjen ditore prej 55 mikrogramë selen për të rriturit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024