Kupina: Mbi 63 për qind e qytetarëve të kënaqur me presidenten Osmani

Kupina: Mbi 63 për qind e qytetarëve të kënaqur me presidenten Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, sipas Pulsit Publik nga UNDP-ja dhe USAID-i, gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, me 63.7%.


Këto të dhëna i ka publikuar këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina i cili ka thënë se këto të dhëna nuk janë të rastësishme, pasi puna e palodhshme dhe guximi i saj për t’u dalë përballë sfidave të shumta është shpërblyer me besimin qytetar edhe më herët, por edhe tash.

“Puna e palodhshme dhe guximi i saj për t’u dalë përballë sfidave të shumta është shpërblyer me besimin qytetar edhe më herët, por edhe tash.Presidentja Osmani mbetet politikania që i qëndron besnike parimeve dhe premtimeve. Një Presidente e përkushtuar, në shërbim të qytetarëve të saj!”, ka shkruar Kupina në llogarinë e tij në Facebook.

Lexo edhe

Video

error: