Kupa e Mbretit/Formacionet zyrtare të derbit mes Bilbaos dhe Real Madridit

Kupa e Mbretit/Formacionet zyrtare të derbit mes Bilbaos dhe Real Madridit

Me fillim nga ora 21:30 në stadiumin “San Mames” do të zhvillohet derbi mes skuadrës spanjolle Athletic Bilbao dhe gjigandit Real Madrid, ndeshje kjo e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, respektivisht në eliminatoret, Bilbao e mposhti me rezultat të ngushtë 3:2 Barcelonën, kurse Reali shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Elches, përcjell KosovaPress.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Bilbaon nuk do të paraqitet Vencedor, kurse te madrilenët mungojnë Benzema, Diaz, Marcelo dhe Mendy.


Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Athletic Bilbao (4-4-2): Agirrezabala; De Marcos, Yeray, Martinez, Yuri; Williams, Dani Garcia, Vesga, Muniain; Raul Garcia, Williams

Real Madrid (3-5-2): Courtois; Militao, Alaba, Nacho; Kroos, Modric, Casemiro, Asensio, Lucas; Vinicius, Rodrygo

21:30 Athletic Bilbao – Real Madrid (Stadiumi San Mames)

Lexo edhe

Video