Kupa e Mbretit/Bilbao eliminon Real Madridin, vazhdon në gjysmëfinale

Kupa e Mbretit/Bilbao eliminon Real Madridin, vazhdon në gjysmëfinale

Ka përfunduar derbi mes Athletic Bilbaos dhe Real Madridit, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e çerekfinales së Kupës së Mbretit.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, Athletic Bilbao e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Real Madridin, përcjell KosovaPress.


Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për Bilbaon e shënoi sulmuesi 26 vjeçar Alex Berenguer, i cili ia siguron skuadrës së tij fazën e gjysmëfinales.

Me këtë fitore, Athletic Bilbao i bashkohet Rayo Vallecanos, Real Betisit dhe Valencias në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Lexo edhe

Video