Kupa e Kosovës sjellë sot supersfida
Lexohet për: 1 min.
Superliga-FFK
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Prishtina dhe Drita kanë siguruar vend në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll pas fitoreve të së mërkurës ndaj Trepçës ’89, përkatësisht Dukagjinit.

Dy gjysmëfinalistët tjetër të këtij kompeticioni do të mësohen sot nga du ndeshje mjaftë interesante, raporton KosovaPress.

Vjosa dhe Suhareka, dy klube që po zhvillojnë një stinor mjaftë të mirë në Ligën e Parë, do të kërkojnë të bëjnë një hap tutje në Kupën e Kosovës.

Por, vëmendja kryesor do të jetë tek ballafaqimi i dy skuadrave të Superligës së Kosovës, Malisheva dhe Ballkani.

Skuadra e Ilir Dajës në javët e fundit ka pësuar rënie të formës, ndërsa Malisheva e trajneri Qëndrim Kida po përjeton momentet më të mira deri në këtë pikë të sezonit.

Të dy këto ndeshje zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024