Kupa e Kosovës/Këto janë skuadrat që kalojnë në gjysmëfinale

Kupa e Kosovës/Këto janë skuadrat që kalojnë në gjysmëfinale

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Kupës së Kosovës, ku kemi mësuar skuadrat të cilat kanë siguruar biletën për në gjysmëfinale.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Dritës e ka mposhtur me rezultat solid 3:0 KF Ulpianën, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, në derbin mes Llapit dhe Gjilanit triumfuese doli skuadra e Tahir Batatinës, e cila mposhti gjilanasit me rezultat 2:0.

Po ashtu, krahas këtyre dy ndeshjeve është zhvilluar edhe takimi mes Ballkanit dhe Prishtinës, në të cilin pas 90’ minutave lojë rezultati qëndron i barabartë 1:1, dhe tani do të nevojiten vazhdimet për ta përcaktuar gjysmëfinalistin e radhës.


Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Kupën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Drita 3:0 Ulpiana

Llapi 2:0 Gjilani

Në vazhdime – Ballkani 1:1 Prishtina   

Lexo edhe

Video