Kupa e Kosovës/Ballkani e eliminon Phoenixin

Kupa e Kosovës/Ballkani e eliminon Phoenixin

Sot është zhvilluar ndeshja e mbetur e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Phoenix, ku kampioni kosovar ka siguruar biletën tutje drejt kësaj gare.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin me bar sintetik në Vitomiricë, Ballkani e ka mposhtur si mysafirë skuadrën e Phoenix me shifrat 3:1, raporton KosovaPress.


Golashënues te Ballkani ishin Zarubica (minuta e 23’), Kuc (minuta e 64’) dhe Gripshi (minuta e 87’), kurse golin e nderit për Phoenix e shënoi Ediae Precious (minuta e 12’).

Me këtë fitore, Ballkani tani siguron kalimin tutje drejt fazës së 1/8-ës së Kupës së Kosovës në futboll.

 Rezultati final, 3:1 në favor të Ballkanit.

Lexo edhe

Video