Kupa e Italisë: Gjysmëfinale mes Interit dhe Juventusit

Kupa e Italisë: Gjysmëfinale mes Interit dhe Juventusit

Ka përfunduar edhe çerekfinalja e fundit e Kupës së Italisë, ku Juventusi e ka eliminuar skuadrën e Lazios.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz”, Juventusi e ka mposhtur Lazion me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.


Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë, ku mbrojtësi brazilian, Bremer shënoi në minutën e 44’ për 1:0, gol ky i cili njëkohësisht i siguroi biletën drejt gjysmëfinales Juventusit.

Me këtë fitore, Juventusi vazhdon në gjysmëfinale ku atje do të përballet me kampionin aktual të kësaj gare, Interin.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Juventusit.

Lexo edhe

Video