Kupa e Diasporës në Gjermani, këtë vikend mësohet fituesi

Kupa e Diasporës në Gjermani, këtë vikend mësohet fituesi

Këtë vikend në Offenbach po zhvillohen garat për Kupën e Diasporës në Gjermani.

Kjo garë organizohet nga Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani, ndërsa pjesëmarrëse janë 10 klube shqiptare, disa prej të cilave sezonin që lamë pas arritën suksese të mëdha duke u shpallur kampione në nivelet ku garuan si, Kosova Dueseldorf, Kastrioti Stukenbruck, Albania Mainz-Kastel dhe Liria Berlin.


Kupën e Diasporës në Gjermani nga afër po e përcjellë edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, nën shoqërinë e kryetarit të FFSHGJ-së, Ruzhdi Statovci, Sylë Ukshinit, drejtor i Departamentit të Diasporës në MPJD, Lumturie Lipovecit, udhëheqëse e Konsullatës së Kosovës në Stuttgart dhe Gramoz Berishës, konsull, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, këtë vjeshtë, fituesi i kësaj gare së bashku me fituesin e Kupës së Diasporës në Zvicër dhe fituesit të Kupës së Kosovës do të takohen në garën e Superkupës, Kosovë-Diasporë.

Lexo edhe

Video