Sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës ka nisur me avazin e vjetër. Dy seancat e vetme gjatë këtij sesioni u ndërprenë për shkak të mungesës së deputetëve, rrjedhimisht dështimit të miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe projektligjeve. Ky trend pritet ta përcjellë kuvendin gjatë tërë vitit, deri në zgjedhjet e 9 shkurtit. Sfidë për mazhorancën po konsiderohet edhe miratimi i projektligjeve që nevojitet shumica e thjeshtë prej 61 deputetëve, pas largimit të dy deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kyreparlamentari, Gluk Konjufca e pranon se puna në legjislativ do të jetë sfiduese në arritjen e përmbushjes së agjendës legjislative, mirëpo e sheh të domosdoshme arritjen e një konsensusi me partitë opozitare për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe disa projektligjeve më vitale.
Ndërkaq, monitoruesit e punës së Kuvendit, thonë se të zgjedhurit e popullit assesi nuk po mundet në luajnë rolin e tyre kushtetues si në aspektin legjislativ, ashtu edhe përfaqësues dhe mbikëqyrës ndaj ekzekutivit.
Konjufca shton se për me arrit me mbajt seancë çdo javë nevojiten negociata edhe me opozitën se cili projektligj mund të miratohet, po ashtu edhe për marrëveshjet ndërkombëtare.Në anën tjetër, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi(IKD), deklaron se sesioni vjeshtor i Kuvendit ka filluar dobët, pasi deputetët s’po arrijnë të kryejnë rolin e vet kushtetues.
Ai shton se kuorumi është bërë si një sëmundje për kuvendit, nga i cili nuk po munden të kurohen.