Kundërshtohet zgjatja e afatit prej dy vitesh për aplikim të viktimave të dhunës seksuale
Tema
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Nga shkurti asnjë i mbijetuar i dhunës seksuale nuk ka pasur mundësi të deponojë kërkesën për njohjen e statusit nga shteti. Me përfundimin e afatit për aplikim, komisioni qeveritar është marrë me lëndët e vjetra, të personave që më parë kanë kërkuar beneficionin. Aktualisht, është në proces plotësim-ndryshimi i ligjit, i cili mundëson zgjatjen e afatit vetëm për dy vjet. Organizatat në Kosovë e Bosnje-Hercegovinë po shprehin kritikat dhe kundërshtinë për këtë propozim, meqë thonë se është e pamjaftueshme dhe mesazh jo i mirë për vetë viktimat e dhunës seksuale të luftës. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron për KosovaPress se zgjatja e afatit prej dy vitesh është kërkesë e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.

Feride Rushiti që udhëheq Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) deklaron se institucionet kanë krijuar vakuum ligjor tash e sa muaj.

Bosnje e Hercegovina nuk ka vendosur afat për aplikim të viktimave të dhunës seksuale, tregon drejtoresha e organizatës “Medica Zenica”, Sabiha Husic. Edhe ajo vlerëson se dy vjet nuk janë të mjaftueshme për t’u njohur kjo plagë e luftës.

Për plotësimin-ndryshimin e ligjit që pritet të votohet së shpejti në kuvend, flet edhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje. Ajo deklaron se po bëhet presion i panevojshëm për viktimat e dhunës seksuale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron për KosovaPress se propozimi për zgjatjen e këtij mandati se ka ardhur nga Komisioni Qeveritar.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Ndryshe, aprovimi i statusit të viktimës së dhunës seksuale u jep të drejtë viktimave që të marrin pagesë mujore prej 230 euro në muaj. Statusi i viktimës së dhunës seksuale është njohur me ligj në vitin 2024. Ndërkaq, Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018./Sh.Pajaziti

https://kosovapress.com/admin/rushiti-traumat-e-grave-te-dhunuara-seksualisht-jane-bartur-edhe-te-femijet-e-tyre/
https://kosovapress.com/admin/perfundon-afati-5-vjecar-per-aplikim-te-te-mbijetuarve-te-dhunes-seksuale/
https://kosovapress.com/admin/gp-i-vetevendosjes-kerkon-te-formohet-komisioni-hetimor-parlamentar-per-dhunen-seksuale/
https://kosovapress.com/admin/kurti-nderon-viktimat-dhe-te-mbijetuarit-e-dhunes-seksuale-gjate-luftes/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024