“Kundër patriarkatit që vret”, shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas në Prishtinë
Lexohet për: 2 min.
Protesta marshojm s'festojme (8 of 44)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Me moton "Marshojmë s'festojmë", gra e vajza pikërisht në Ditën e Gruas kërkuan të drejtat e tyre.

Me pankartat e tyre, "Ka ardh sahati me u rr'zu patriarkati", “Çdo grua është grua punëtore", "stop racizmi", "Barazi gjinore”, “Drejtësi shoqërore", Gjykata i ka duart me gjak”, qytetarë të shumtë marshuan nga Pallati i Drejtësisë për t’u ndaluar tek objekti i Qeverisë së Kosovës, për çka vazhduan të kundërshtojnë vrasjet e grave.

Aktivistja e marshit, “Marshojmë S'festojmë”,  Bjeshkë Guri, tha para Qeverisë që nuk do të ndalën së kundërshtuari shtypjen dhe të padrejtat që ju behën grave.

“Ne sot po ua rikujtojmë edhe Qeverise e çdo hallke tjetër institucionale që ne nuk do të ndalemi së kundërshtuari shtypjen tonë e do të organizohemi në çdo hapësirë private a publike e do të rezistojmë çdo herë e më fuqishëm. Deri sa secila prej nesh të jete lirë dhe e barabartë”, tha Guri.

Ndërsa aktivistja tjetër, Liridona Sijarina, tha që e ardhmja që projektojnë është një e ardhme pa shtypje gjinore e pa luftë e dominim.

“Ne e theksojmë se e ardhmja të cilën ne e projektojmë, është një e ardhme pa shtypje gjinore, racore e klasore, pa luftë e dominim. E ardhmja që ne projektojmë është një e ardhme që na jep mundësi secilës/it të jetojmë të lira/ë individualisht e kolektivisht e të zhvillojmë potencialin tonë njerëzor”, tha Sijarina.

Ndërkaq njëra nga qytetaret që i është bashkangjitur këtij marshi, Era Tahiri, tha që ky 8 Mars i ka pritur më ndryshe, për arsye se ka qenë një numër i madh i grave të vrara.

“Ky 8 Mars na ka pritë shumë më ndryshe se 8 Marset tjerë, për arsye se ka qenë një numër shumë i madh i grave, të cilat janë vra dhe po shpresojë që sado pak sa kemi dalë sot, ka me qenë një vetëdijesim i qytetarëve, sepse të gjithë jemi të barabartë dhe gratë meritojnë një jetë dinjitoze”, tha ajo.

Marshi ka filluar nga Pallati i Drejtësisë e ka vazhduar deri të objekti i Qeverisë së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025