Kuleba: Sanksionet e reja kundër Rusisë duhet të jenë një embargo nafte

Kuleba: Sanksionet e reja kundër Rusisë duhet të jenë një embargo nafte

Shefi i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba tha sot se kishte biseduar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe se i kishte thënë se paketa e ardhshme e sanksioneve duhet të përfshijë një embargo të naftës ndaj Rusisë.

“Unë theksova gjithashtu se nuk mund të ketë alternativë për t’i dhënë Ukrainës statusin e një kandidati për anëtarësim në BE,” shkroi Kuleba në Twitter pas bisedimeve me kreun e diplomacisë evropiane.


Postimi i plotë:

“Kam folur me Josep Borrell për raundin tjetër të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, i cili duhet të përfshijë një embargo të naftës. Theksova gjithashtu se nuk mund të ketë alternativë për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për në BE. Ne i kushtuam vëmendje të veçantë evakuimit të mëtejshëm të sigurt nga Mariupoli i rrethuar”.

Lexo edhe

Video