Kuleba: Rusia të ndalë luftën në Ukrainë – ajo është agresore

Kuleba: Rusia të ndalë luftën në Ukrainë – ajo është agresore

Shefi i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba i është bashkuar thirrjeve të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së drejtuar Rusisë për t’i dhënë fund luftës pushtuese në Ukrainë.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Rusia më në fund duhet të dëgjojë thirrjet e Antonio Guterres dhe t’i jep fund luftës së saj në Ukrainë ose të paktën të lejojë një pauzë humanitare.

“Më lejoni të kujtoj se ka vetëm një agresor dhe pushtues në këtë luftë: Rusinë. Ukraina ka qenë dhe mbetet gjithmonë e gatshme për të kërkuar paqen”, ka shkruar Kuleba.


Guterres bëri thirrje për një pauzë humanitare për shkak të pashkëve ortodokse.

“U bëj thirrje të gjitha palëve – dhe të gjithë kampionëve të paqes në mbarë botën – t’i bashkohen thirrjes sime të Pashkëve. Shpëtoni jetë. Ndaloni gjakderdhjen dhe shkatërrimin. Hap një dritare për dialog dhe paqe”, ka thënë ai.

Lexo edhe

Video