Kuka zbulon premtimin që mori nga Hovenier
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka vizituar xhudistët e Kosovës në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.

Trajneri Driton Kuka ka bërë të ditur se Hovenier i ka uruar për medaljet olimpike të fituara deri më tani, pesë sosh, por ka zbuluar edhe premtimin që ka marrë nga ai.

“Premtoi që do jetë me ne në Los Angeles 2028 në Olimpiadën e ardshme”, ka shkruar ndër të tjera Kukan ë “Facebook”, transmeton KosovaPress.

“Si gjithmonë afër nesh miku ynë Ambasadori i USA Hovenier. Erdhi të uroj medaljet e reja Olimpike për shtetin tonë. Premtoj që do jetë me ne në Los Angeles 2028 në Olimpiadën e ardhshme për të na përkrahur  Ne i shprehëm mirënjohje për vizitat që i bën ekipit tonë për të na inkurajuar drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Kuka.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024