Kuka: Xhudistët elitar do jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot u nënshkrua memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos së Kosovës.

Përmes këtij bashkëpunimi, xhudistët elitar të Kosovës do të jenë pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton KosovaPress.

Me këtë rast ka reaguar edhe trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka i cili tha se sporti me tri medalje të arta olimpike po përkrahet dita ditës më seriozisht.

“Ditë e madhe për sportin e xhudos por jo vetëm! Memorandumi mes Ministrisë së Sportit,Ministrisë së mbrojtjes dhe Federatës së xhudos! Xhudistët Elitar do jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës.

Ku ka më mirë që të rinjtë e të rejat me vlera të larta të jenë pjesë e Ushtrisë së vendit tonë. Ministri Çeku, Ministri Mehaj dhe Kryetari Agron Kuka sot solemnisht nënshkruan marrëveshjen për inkorporimin e sportistëve të sportit të xhudos në Ushtrinë e vendit tonë”, shkroi ndër të tjera Kuka në “Facebook”.

Postimin e plotë të Kukës e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024