Kuka shpallet trajneri më i mirë evropian për femra i vitit 2021

Kuka shpallet trajneri më i mirë evropian për femra i vitit 2021

Përveç dy medaljeve të fituara nga Distria Krasniqi e Laura Fazliu në Kampionatin Evropian të xhudos “Bulgaria 2022”, edhe trajneri i tyre Driton Kuka është nderuar sot me çmim.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) e ka shpallur sot Kukën si trajnerin më të mirë evropian të femrave për vitin 2021, përcjell KosovaPress.

Me këtë rast ka reaguar edhe vetë trajneri Kuka, i cili përmes rrjetit social “Facebook” falënderoi ekipin e tij dhe tregoi se është krenarë me arritjet e nxënësve të tij.


“Prej sot edhe zyrtarisht trajneri më i mirë Evropian për vajza! Best European Female Coach 2021! Kënaqësi e veçantë!

Mirënjohës ekipit tim, që funksionon si familje e madhe! Mirënjohës Kampioneve Olimpike por edhe të tjerëve. Jam krenar me të arriturat e nxënësve të mi për jetë!”, shkruante Kuka në “Facebook”.

Reagimin e plotë të Kukës në “Facebook” e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video