Kuka reflekton pas medaljeve të Fazliut e Gjakovës: Plus dy copa!

Kuka reflekton pas medaljeve të Fazliut e Gjakovës: Plus dy copa!

Kuka reflekton pas medaljeve të Fazliut e Gjakovës: Plus dy copa!

Ekipi kosovar i xhudos po vazhdon ta bëjë Kosovën krenare anë e mbanë botës, ku sot iu shtuan edhe dy medalje të tjera në sukseset e arritura.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu e mposhti në finale xhudisten spanjolle Cristina Cabana Perez, kështu duke ia siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Në anën tjetër, Akil Gjakova ishte në garë për medaljen e bronztë, ku edhe e fitoi atë kundër xhudistit italian, Manuel Lombardo, përcjell KosovaPress.

Tani, trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reflektuar për sukseset e sotme në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

“Day 2 …

Lojërat Mesdhetare Algjeri


Plus dy copa!

Një e artë një e bronztë …

Laura konfirmoj që po rritet drejt majave Botërore 🥇

Akili ju rikthehet medaljeve i bronztë me shkëlqim ari

Arber Kullashi pati garën e parë serioze për të rritur, duhet ende punë deri te medaljet!

Kosova po bëhet dita ditës më e madhe nëpër Botë”, shkroi Kuka në “Facebook”.

https://www.facebook.com/driton.kuka/posts/pfbid02P76e4CzCBcNkVcZFCViffjWfvq7rFEoi1jH2dbvFpUHsc6T4gL5ffNK7xDwVJj7nl

Lexo edhe

Video