Kuka nuk i mban lotët: Të bekoftë Zoti Mjalindë, u bëfsh më e suksesshme se unë si trajner

Ai që e përcjelli hap pas hapi karrierën e lavdishme të Majlinda Kelmendit, trajneri Driton Kuka nuk i ka përmbajtur lotët në ceremoninë e pensionimit të xhudistes kosovare.

Para të pranishmëve Kuka deklaroi se e ka shumë të vështirë të gjejë fjalët e duhura për një sportiste kaq të suksesshme.


“Është e vështirë të flas në këto momente po duhet të them që Majlinda me përkushtimin e saj triumfoi ndaj shteteve të mëdha si Brazili e Rusia. Ajo sakrifikoi shumë dhe ishin lëndimet ato që e penguan ta vazhdonte karrierën në xhudo. Zoti të bekoftë Majlindë dhe u bëfsh më e suksesshme se unë edhe si trajnere”, tha Kuka mes lotësh.

Ndryshe, xhudistja e njohur kosovare Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund karrierës së saj. Ajo në një ceremoni zyrtare sot është nderuar nga presidentja Vjosa Osmani me çmimin e heroinës Shotë Galica.

Lexo edhe

Video

error: