Kuka: Nga xhudo më ndan vetëm vdekja
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Sukseset e jashtëzakonshme evropiane e botërore që sporti i xhudos i ka sjellë Kosovës janë të lidhura me emrin e Driton Kukës. Falë punës së tij, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka, por edhe Akil Gjakova kanë rrëmbyer shumë medalje elitare.

Sot Kuka është i shpallur si trajneri më i mirë në botë dhe njihet me nofkën “Kryemjeshtri”. Ai në një intervistë për KosovaPress ka rrëfyer për herë të parë rrugëtimin e tij të suksesshëm në xhudo.

Kuka ka zbuluar se sikur të mos merrej me xhudo sot mund të ishte një mjek i suksesshëm.

Tashmë kur “ka shkelur” botën me punën e tij, Kuka ka pranuar se ka nevojë për pushim dhe më shumë hapësirë për familjen e tij.

Kuka ka thënë se nuk do të largohet nga sporti i xhudos pasi do të vazhdojë të jetë në palestër si truri i ekipit të ri të trajnerëve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024