Kuka “çartet” pas ditës së sotme në Grand Slam Baku

Kuka “çartet” pas ditës së sotme në Grand Slam Baku

Ekipi kosovar i xhudos e ka mbyllur garën në Grand Slam Baku të Azerbajxhanit me medaljet e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria Krasniqi morri medaljen e argjendtë, kurse Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë u stoli me medaljen e artë, raporton KosovaPress.

Por, Kosovën në këtë garë e përfaqësuan edhe Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, por të cilët nuk arritën të sigurojnë medalje.

E kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit, Driton Kuka.

Kuka ka reaguar në “Facebook”, duke komentuar luftërat e tre xhudistëve që u paraqitën sot në këtë garë.

“Nora e Disi mbeten medalistet e Kosovës në Grand Slam Baku!


Sot …

Loriana fitoj një ndeshje aq sa edhe Laura që ishte favorite për medalje të artë por që sot ishte shumë e dobët!

Loriana provoj por smjaftoj,Akili njejtë si Laura luftoj dobët dhe pa asnjë ide.

Dje ishte ditë e shkelqyeshme e sot e zbehtë,pritjet ishin më të mëdha sidomos prej Laures.

Të dominosh në Masters e të performosh kaq zbehtë këtu diçka nuk funksionoj sot!

Shkojmë më tutje …

Kosova shteti ynë nga Baku kthehet me medalje e ajo çka më gëzon është e arta e Nores pas shumë kohësh”, shkroi Kuka në “Facebook”.

Lexo edhe

Video