Kujtim Gashi: Kemi përkrahje të jashtëzakonshme për Shaqir Totaj në Prizren

Kujtim Gashi: Kemi përkrahje të jashtëzakonshme për Shaqir Totaj në Prizren

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren thotë se kandidati i tyre për kryetar Shaqir Totaj ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme në zgjedhje e sotme komunale.

Në një konferencë për media, shefi i shtabit të PDK-së Kujtim Gashi tha se  informatat nga terreni tregojnë se votat janë në favor të kandidatit të tyre.


Duke falënderuar qytetarët për një kulturë të treguar demokratike gjatë procesit të votimit thotë se përkundër exit-polleve, vullneti i qytetarëve ndodhet ende në kutitë e votimit, andaj bën thirrje për kujdes dhe vigjilencë tani kur nis numërimi i votave.

“Sot është një ditë e bukur në Prizren dhe jemi të bindur që edhe mbrëmja do jetë aq e tillë. Duke pritur që të numërohet çdo votë në kutitë e votimit. Dua t’iu falënderoj për mbështetjen që na keni treguar gjatë fushatës njëmujore. Kryetari i ardhshëm i Prizrenit Shaqir Totaj dhe kandidatët tanë në listën për Kuvendin e  Komunës së Prizrenit kanë folur me ju dhe na keni dhënë fuqi të jashtëzakonshme. Nga situata që po shohim momentalisht ne kemi fituar shumë vota. Kjo na bën të kemi shumë besim për mbështetjen që kemi nga ju. Por, ne do të presim me durim maksimal procesin e numërimit të votave deri në votën e  fundit dhe atë përfundimtar… Vullneti i qytetarëve ndodhet ende në kutit e votimit, andaj duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe vigjilentë, dhe ta sigurojmë deri në fund që vullneti i qytetarëve të numërohet drejt dhe mos të deformohet pas orën 19:00”, tha Gashi.

Lexo edhe

Video

error: