1️⃣Kur beba është në bark të gjitha materiet e duhura ushqyese i merr përmes kordonit umbilikal.
2️⃣Pasi që beba vjen në jetë, kordoni prehet dhe pjesa e mbetur lidhet me një lidhëse plastike.
3️⃣Prej kur bëhet lidhja e rëndësishme është të tregohet kujdes ndaj higjienës së kordonit pasi që ka mundësi të mëdha për infektim.
4️⃣Ju mund të pastroni beben tuaj por gjithmonë ta thani mirë pjesën e kërthizës.
5️⃣Kur e vendosni pelenën ju nuk duhet ta mbuloni kordonin sepse ashtu pamundësoni rikuperimin dhe tharjen e tij.
6️⃣E rëndësishme është të mos përdorni krema apo preparate që mendoni se mund të ndihmojnë pa e konsultuar mjekun pediatër apo neonatolog.
7️⃣Kordoni mund të bie prej ditës së 5 deri në ditën e 12 pas lindjes por kjo ndryshon te secili fëmijë.
8️⃣Nëse vëreni ndryshime negative drejtohuni menjëherë te mjeku.
🏥Në spitalin “Fati Im” ju mirëpresin mjekët e dëshmuar neonatologë e pediatër për të ju ndihmuar e udhëzuar saktë.
🏨SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!