Kualifikimet drejt Evropianit të volejbollit, Kosova pëson tjetër humbje

Kualifikimet drejt Evropianit të volejbollit, Kosova pëson tjetër humbje

Kombëtarja e Kosovës te meshkujt për grupmoshat U22, ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian të volejbollit.

Kosova U22 ka pësuar humbje nga Sllovakia me rezultat 3:0 (25-08, 25-13, 25-13 në sete), ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet drejt Evropianit në Grupin E, përcjell KosovaPress.


Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku edhe po zhvillohen të gjitha përballjet e Grupit E, “Dardanët” u munduan të bëjnë më shumë ndaj një rivali të fortë si Sllovakia, por eventualisht nuk arritën ta evitojnë disfatën.

Kosova ndeshjen e fundit të Grupit E e zhvillon të dielën, me fillim nga ora 16:00, kundër Kombëtares së Holandës.

Lexo edhe

Video