Kualifikimet drejt Evropianit Euro 2022/Kosova U17 pret sot në shtëpi Ukrainën

Kualifikimet drejt Evropianit Euro 2022/Kosova U17 pret sot në shtëpi Ukrainën

Sot me fillim nga ora 12:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Ukrainës në kuadër të grupmoshave U17, e vlefshme kjo për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2022 U17.

Të dy këto kombëtare rikthehen nga fitoret në ndeshjet e tyre të fundit, ku “Dardanët” e rinj mposhtën Ishujt Faroe me rezultat minimal 1:0, kurse Ukraina shënoi fitore me rezultat të ngushtë 3:2 kundër Portugalisë.


Ndërkaq, në kuadër të këtyre kualifikimeve Kosova gjendet në Grupin 6 së bashku me Ukrainën, Poloninë dhe Kombëtaren e Italisë.

12:00 Kosova U17 – Ukraina U17

Lexo edhe

Video