Kualifikimet drejt Botërorit të femrave/Norvegjia-Kosova, publikohen formacionet zyrtare

Kualifikimet drejt Botërorit të femrave/Norvegjia-Kosova, publikohen formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Norvegjisë në kategorinë e femrave, e vlefshme kjo për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror për femra “AUNZ 2023”.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, norvegjezet e mposhtën Portugalinë me rezultat 2:0, kurse Kosova u mposht me rezultat 3:1 nga vashat e Shqipërisë, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, të dy këto kombëtare pas gjashtë ndeshjeve i ndajnë 12 pikë në Grupin F, ku Norvegjia zë vendin e parë në tabelë me 16 pikë, krahas Kosovës që renditet në vendin e pestë me vetëm katër pikë të arkëtuara.


Tanimë, sa i përket ndeshjes së sotme të dy trajneret kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Norvegjia (4-4-2): Fiskerstrand; Blakstad, Thorisdottir, Syrstad, Hansen; Hasund, Leonhardsen, Boe Risa, Saevik; Hansen, Hegerberg

Kosova (4-3-3): Kolgeci; Kryeziu, Syla, Kastrati, Hisenaj; Avduli, Halilaj, Shala; Ejupi, Limani, Memeti

Lexo edhe

Video