Kualifikimet drejt Botërorit në hendboll, Kosova përballet me Turqinë

Kualifikimet drejt Botërorit në hendboll, Kosova përballet me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të fillojë sot kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023, ku në kuadër të fazës së parë kualifikuese zhvillon ndeshje si mysafire kundër Turqisë.

Në përballjen e sotme nikoqire është Kombëtarja e Turqisë, e cila e pret në shtëpi në palestrën “Porsuk Sport Salonu” Kosovën, përcjell KosovaPress.

Fakt interesant është që në po të njëjtën palestër, në shtator të vitit 2001 “Dardanët” zhvilluan dy ndeshje kundër skuadrës së Kiliçoglu, ndeshje këto të parat për Kosovën pas luftës.

Kosova dhe Turqia gjenden në Grupin 1 të këtyre kualifikimeve së bashku me dy kombëtaret e tjera si ajo e Belgjikës dhe ajo e Greqisë.


Në pesë ndeshjet e fundit në vitin 2021, formë më të mirë ka Kosova, e cila ka regjistruar një fitore, një barazim dhe tre humbje, krahas pesë humbjeve radhazi të Kombëtares së Turqisë.

Ndërkaq, të dy këto kombëtare janë përballur gjithsej tre herë mes vete, ku dy fitore ka regjistruar Turqia ndërsa një herë kanë ndarë pikët e barabarta.

Sot me fillim nga ora 16:00 Kosova do të synojë që të hap një tjetër kapitull të suksesshëm të historisë duke arkëtuar pikët e plota kundër Turqisë.

Grupi 1

16:00 Turqia – Kosova (Palestra Porsuk Sport Salonu)

Lexo edhe

Video

error: