Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ku pritet të bjerë raketa kineze 18-tonëshe, ndiqni live trajektoren se saj

Ku pritet të bjerë raketa kineze 18-tonëshe, ndiqni live trajektoren se saj

Raketa kineze Long March-5B, e cila u lëshua në hapësirë më 29 prill, ka alarmuar botën, pasi segmenti kryesor i raketës prej 18 tonësh tani është në një rënie të lirë.

Sipas ekspertëve, parashikimi i fundit, lidhur me kohën dhe vendin ku do të rrëzohen mbeturinat e raketës, vjen nga ushtria amerikane, e cila po ndjek segmentin e raketave.

Sipas ushtrisë amerikane dhe astrofizikantëve ka një mundësi reale që raketa të dëmtojë tçdo gjëje që godet, duke sugjeruar një mundësi edhe për viktima.


Ndërkohë, për të ndjekur live trajektoren dhe lëvizjen e kësaj rakete kineze me anë të pamjeve satelitore mjafton që të futeni në këto kanale në Youtube:

Nga ana tjetër, mbrojtja civile në Itali ka paralajmëruar banorët e 9 rajoneve të vendit të bëjnë kujdes në lidhje me raketën kineze “Long March-5b”, e cila ka dalë jashtë kontrollit dhe pritet të prekë sipërfaqen e Tokës.

Parashikimi i kohës së kthimit të raketës në Tokë është caktuar ora 2:24 të mëngjesit të 9 majit, me një mundësi gabimi kohor në përllogaritje prej 6 orësh.

Duke llogaritur efektet që mund të ketë rënia e raketës në Tokë, ekspertët kanë këshilluar qytetarët të qëndroni brenda ndërtesave si vendi më i sigurt.

Lexo edhe

Video

error: