Andin Hoti, i biri i veprimtarit të zhdukur të çështjes kombëtare Ukshin Hoti ka demantuar mediat që kanë raportuar kinse për kthimin e eshtrave të babait të tij.
Ai në një postim në Facebook lajmin për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit e ka quajtur të rremë.
“Lajm i rrejshëm/ fake news”, shkruan Andin Hoti.
Ukshin Hoti është zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë dhe deri më tash nuk dihet asgjë për fatin e tij.