Kthesë e madhe, pas Dybalas, Interi po e humb garën edhe për Bremer

Kthesë e madhe, pas Dybalas, Interi po e humb garën edhe për Bremer

Juventusi raportohet se ka kaluar Interin në garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer.

Braziliani, i cilësuar si mbrojtësi më i mirë i Serie A sezonin e kaluar, thuhej se do t’i bashkohet Interit si një zëvendësues i mundshëm për Milan Škriniar, i cili ka qenë subjekt i disa ofertave nga Paris Saint-Germain.

Megjithatë, për shkak se nuk ka pasur zhvillim në bisedimet mes sllovakut dhe PSG-së, Juve thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje që mbrojtësi Matthijs de Ligt t’i bashkohet Bayern Munichut, përcjellë KosovaPress.


“Sky Sport Italia” raporton se Juve tani janë kryesues të garës për Bremerin pasi janë gati t’i ofrojnë Torinos 40 milionë euro plus bonuse, që është 10 milionë euro më shumë se ofertz e ziklatërve.

Raporti shton se Interi është i vetëdijshëm për interesin e Juves dhe shpreson që 25-vjeçartë respektojë marrëveshjen verbale e tij me Interin.

Përveç se i ka ofruar Torinos një çmim më të lartë, Juve gjithashtu beson se mund t’i japë Bremerit kushte më të mira se Interi.

Lexo edhe

Video