Kthehen në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri

14 fëmijë shqiptarë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri kanë mbërritur në Shqipëri. Operacioni për kthimin e tyre është kryer në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe libaneze.

Kryeministri Edi Rama pas kthimit në Rinas iu drejtua mediave ku dha detaje rreth operacionit, ndërsa shtoi se do të vazhdojnë me operacionin e radhës për të rikthyer shtetasit shqiptarë që gjenden në kampet siriane.

Rama falënderoi për operacionin gjeneralin Abass Ibrahimc.

“Kjo është ora që përmbyll një operacion të jashtëzakonshëm që na e jep mundësinë që të qojmë drejt shtëpive 19 bashkatdhetarë të tjerë nga kampet e ferrit në Siri. Këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë të cilët mundem t’i shkëpusim pas një operacioni të dedikuar me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe dhe nuk diskutohet falë ndihmës së posaçme të konsullin tonë në Liban dhe gjeneralin Abass”, tha ai.

Kryeministri Rama tha se operacione të tilla shpëtimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, pasi ende në kampet e Sirisë gjenden shtetas shqiptarë.


“Është një ngjarje pozitive dhe sigurisht që ne nuk do të ndalemi këtu sepse ka edhe një operacion tjetër për në Selishtë për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dim saktësisht sepse është një punë terreni për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden. Por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin, duke menduar sesa më shumë se gjysma është kthyer në vendin tonë”, tha ai.

Kryeministri Rama tregoi procedurat që tashmë do të kalojnë të rikthyerit nga kampet e Sirisë.

Ai tha se shteti ka ndërmarr të gjitha masat për rehabilitimin e tyre.

“Ata tashmë janë marr nga strukturat tona të posaçme të kombinuara, të Policisë së Shtetit dhe mirëqenies sociale dhe do t’u drejtohen një strukture të posaçme enka të përgatitur për ta në Durrës, ku do të bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe psikologjike. Do të ketë një periudhë të shkurtër karantinimi dhe pastaj sipas rastit, sepse shumica prej tyre kanë familjarë dhe adresa këtu, do të dërgohen ose nëpër shtëpi, ose në struktura të posaçme”, tha ai.

Rama shtoi se grupi i kthyer nuk përbën kërcënim për sigurinë, pasi të gjithë janë gra dhe fëmijë, por tha se brengosëse për shtetin mbetet shëndeti mendor dhe psikologjik i tyre.

Lexo edhe

Video

error: